
Socialistët do të rinisin shumë shpejt fushatën në diasporë. Kryeministri Rama njoftoi se destinacioni më i afërt do të jetë Greqia, fillimisht në Kretë, e më pas në Athinë.
“Disa të tjerë shkruakan se nuk paskemi program, prandaj unë përdor Lulin, që të largoj vëmendjen. Thotë bufi i kënetës. Ne e kemi programin, jo elektoral, si ata që nuk kanë gjë në dorë, por e kemi qeverisës, fushë për fushë, kategori për kategori sociale.”
Kreu i qeverisë do t’u kërkojë emigrantëve votën për nr 5, në këmbim të pasaportës europiane.
“Shihemi atje, më 29 Mars, Kreta. Më 30 Mars, Athina.”
Edhe në këtë dalje, nuk ia kurseu një përgjigje rivalit të tij virtual.
“Hidhen atë votë të shkretë tek kutia numër 5. Hidheni atë votë për Shqipërinë në BE. Hidheni atë votë për pasaportën e BE-së, për veten, për fëmijët tuaj, për nënat, për baballarët tuaj”.
Ndër të tjera, tha se Partia Socialiste është e vetmja që mund të garantojë integrimin e Shqipërisë në BE.
Klan News