Sali Berisha do të duhet të paraqitet në datën 6 në ambientet e SPAK, pas vendimit të fundit të gjykatës.
Ndaj Partia Demokratike është mobilizuar që në orën 09:30 të së hënës, të protestojë para ambienteve të SPAK.
Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.
“Te dashur miq. Ditën e Hënë ne ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik.
Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha…
Ne ora 9:30 përpara selisë SKAP-it”, thuhet në mesazhin që u është dërguar strukturave të PD.
Vetë Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi atij masën “detyrim paraqitje”./tema