Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin para Kryeministrisë, ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Berisha deklaroi se mediat, sipas tij të kontrolluara nga qeveria, “shpërndajnë propagandë dhe mashtrime 24 orë në 24” me qëllim mbajtjen në pushtet të asaj që ai e cilësoi si “regjim mafioz”.
Ai ngriti shqetësimin edhe për çmimin e lartë të naftës, duke theksuar se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë në Europë dhe në botë për këtë produkt. Sipas tij, politikat fiskale të qeverisë rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët.
Në fjalën e tij, lideri i opozitës foli edhe për procesin e integrimit europian, duke pretenduar se ai po përballet me pengesa në rritje dhe duke fajësuar qeverinë për situatën.
Berisha u ndal gjithashtu tek të rinjtë dhe studentët, duke deklaruar se tarifat e studimit në Shqipëri janë ndër më të lartat në Europë në raport me të ardhurat.
Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar më 17 prill, duke e cilësuar atë si një “leksion të madh” ndaj qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu