
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në protestën e opozitës në Tiranë, pasi u lëndua gjatë përplasjeve me policinë.
Incidenti ndodhi pranë zonës së AKSHI-t, ku gjatë tensioneve mes protestuesve dhe forcave të rendit, Berishës iu hodh spraj në sy. Si pasojë, ai pati shqetësime dhe për disa momente nuk u ndje mirë.

Po ashtu, kreu i PD u lag edhe nga uji i hedhur nga autobotët e policisë, të përdorura për shpërndarjen e turmës.
Pavarësisht situatës, Berisha është rikthyer sërish mes protestuesve, ndërsa tensionet në terren vijojnë dhe policia mbetet e angazhuar për kontrollin e situatës.



