Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti protestuesit e opozitës të mbledhur para Parlamentit, pak para nisjes së seancës plenare ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku.

Teksa mbërriti pranë protestuesve, Berisha iu drejtua mbështetësve duke i cilësuar ata “përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve”.

“Ja përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve. Këta janë”, deklaroi Berisha para protestuesve që janë grumbulluar jashtë Kuvendit.

Ndërkohë, brenda Parlamentit pritet të zhvillohet seanca plenare ku do të votohet mbi dy raportet për kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut: raportin e mazhorancës socialiste, që është kundër arrestimit, dhe raportin e opozitës që mbështet kërkesën e prokurorisë.

Në një deklaratë tjetër për mediat, Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë përgjegjës për situatën politike në vend dhe për mbrojtjen e Ballukut nga arrestimi.

Sipas kreut të PD-së, opozita do të votojë në unison pro kërkesës së SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e deputetes socialiste.

Protesta e opozitës po zhvillohet paralelisht me seancën në Kuvend, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur në perimetrin e Parlamentit për të garantuar rendin dhe sigurinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu