
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama po tenton të kalojë afatin ligjor për shqyrtimin e çështjes së imunitetit të Belinda Balluku në Kuvend.
Sipas Berishës, mazhoranca mund të jetë duke “djegur afatin 3-mujor”, në mënyrë që të shmangë votimin për heqjen e imunitetit. Ai akuzoi Ramën se nuk pranon të përballet me drejtësinë dhe se po bën përpjekje për të mbrojtur ish-zv.kryeministren.
Në deklaratën e tij, Berisha hodhi akuza të forta ndaj Ballukut, duke pretenduar se ajo ka tentuar të dëmtojë provat dhe të kërcënojë zyrtarë të drejtësisë. Ai përmendi gjithashtu emrin e Kol Ballës, duke e lidhur me transaksione që, sipas tij, janë pjesë e aferave që po hetohen.
Berisha shtoi se këto zhvillime përbëjnë, sipas tij, një goditje ndaj sistemit të drejtësisë dhe i bëri thirrje qytetarëve të reagojnë.
Çështja e imunitetit të Belinda Ballukut pritet të shqyrtohet në Kuvend brenda afatit të përcaktuar nga ligji.






