
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për zgjedhjet e 11 Majit.
Berisha tha se zgjedhjet janë manipuluar nga PS dhe se PD do të dërgojë raportet e saj për vjedhje të votave te ndërkombëtarët në mënyrë që në vendin tonë të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjithashtu Berisha foli për zgjedhje të parakohshme.
Pjesë nga biseda në studio
Sali Berisha: Fatos Nano ishte kryeministër që kishte vendosur të pranojë verdiktin dhe e faktoi. Ça tha Rama te Opinioni, unë iki kur të dua vetë jo kur do populli. Unë mbroj votën, vlerë themelore e shoqërisë. Po luftoj që populli im te ketë zgjedhje, jo farsë elektorale.
Endri Xhafo: Sipas shifrave keni pasur rënie me 250 mijë vota nga 2021…A shpresoni te Amerika dhe a do të udhëtoni për në SHBA sepse në një intervistë që keni dhënë para zgjedhjeve keni thënë që planifikoj të udhëtoj direkt pas zgjedhjeve
Sali Berisha: Ne ia u cojmë raportin kancelarive në të gjithë botën. Ky është një proces që unë e kam bërë një herë dhe ky proces kërkon që të paraqesësh dokumentet në ministritë e jashtme, në ambasada e vendeve, në parlamente. Është proces… Nuk mund të pranojë kush këto zgjedhje, sepse ka shkel çdo gjë…
Endri Xhafo: Cili do të jetë efekti i këtyre denoncimeve?
Sali Berisha: Efekti do të jetë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Endri Xhafo: Pra ju mendoni se do ketë zgjedhje të parakohshme?
Sali Berisha: Po detyrimisht!