
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PD në qytetin e Lushnjes.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se krahasimi i kandidatëve të PD me deputetët e “Lubi” Ballukut dhe është si të krahasosh ditën me natën.
Ai nënvizoi se askush nuk mendonte se PD, e cila ka marrë besimin e qytetarëve për të mbrojtur idealet e tyre, do të arrinte në këtë pikë, duke u rikthyer.
Berisha i ftoi lushnjarët të mbështesin kandidatët e PD, duke theksuar rëndësinë e qëndresës ndaj sfidave të shumta që përballen.
Kreu i PD e përfundoi fjalën e tij duke shprehur besimin se qytetarët do të vazhdojnë të mbështesin PD-në si forcën e vetme që mbron interesat dhe aspiratat e tyre.
“Krahasimi i kandidatëve tanë me deputetët e Lubi Ballukut, deputetët e Shytëve, janë të krahasosh natën me ditën. Askush nuk mendonte se PD, të cilës i dhatë besimin për të mbrojtur idealet tuaja”, tha Berisha.