Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit11 nëntor, ku u vra në atentat Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa mbeti i plagosur rëndë Muçi Shaljani, efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Berisha publikoi në Facebook edhe videon e momentit të atentatit, duke ironizuar Policinë e Shtetit dhe akuzuar institucionet ligjzbatuese për dështim në parandalimin e krimit.

“Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë që kishte mbyllur sytë me maska!”, shkroi Berisha në postimin e tij, duke e shoqëruar me pamjet e publikuara nga vendngjarja.

konferencën për shtyp të zhvilluar mesditën e sotme, ish-kryeministri theksoi se rendi dhe siguria publike janë kthyer në rrezik për vetë qytetarët, me atentate që ndodhin në mes të ditës dhe autorë që largohen të pashqetësuar.

“Ekzekutimi publik i Gilmando Danit dhe plagosja e rëndë e Muçi Shaljanit janë një ngjarje që u patronua nga shteti, për llogari të bandave më të afërta me qeverinë sesa banda e Shullazit. Nuk ekziston asnjë zonë tjetër në vend ku të jenë të përqendruara kaq shumë forca policore. Ajo është vetëm 100 metra nga rajoni i Policisë së Rinasit dhe pak metra nga dalja e sallonit VIP”, – deklaroi Berisha.

Ngjarja vijon të jetë në hetim nga SPAK dhe Policia e Shtetit, ndërsa burime zyrtare kanë konfirmuar se janë sekuestruar disa pamje sigurie dhe prova të rëndësishme që pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu