Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur zgjedhjen e kryeparlamentarit në Kosovë.

Me një mesazh në Facebook, kryedemokrati shkruan se, pas një procedure të gjatë, por në përputhje të saj, Kosova zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Në emër të PD-së, Berisha i ka uruar suksese në detyrë kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Mesazhi i kreut të PD, Sali Berisha:

Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Të dashur miq, pas një procedure të zgjatur disa muaj Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025.

Me këtë rast në emër të PD i uroj Kryetarit të zgjedhur Z. Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu