Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në një prononcim për media nga Kuvendi, reagoi lidhur me takimin e zhvilluar nga Ervin Salianji, duke e cilësuar atë si një axhendë personale dhe jo një foltore apo aktivitet zyrtar të PD-së. Berisha tha se asnjë deputet nuk ka nisur një proces të tillë dhe se Salianji është një anëtar i kooptuar i kryesisë, i cili nuk ka shtruar kurrë në kryesi çështjet që pretendon publikisht.

Berisha përgëzoi strukturat e PD në Durrës për mospërfshirjen në një takim me axhendë strikt private dhe deklaroi se grupi i mbledhur përbëhej nga persona të pakënaqur që nuk janë futur në listat e kandidatëve për deputetë ose që kanë punuar për Partinë Socialiste. Ai paralajmëroi se analiza brenda partisë do të zhvillohet dhe se do të ketë llogaridhënie për të gjithë drejtuesit që kanë shkelur detyrimet gjatë fushatës.

Për akuzat se ndihet i sfiduar, Berisha tha se jo, duke theksuar se Salianji thjesht po ndjek një axhendë personale, për të cilën ai i uron ta vazhdojë sa të ketë qejf. Berisha shtoi se militantët janë dëgjuar përmes votës dhe se pretendimet e kundërta përbëjnë mashtrim.

PRONONCIMI I PLOTË

Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore.

Ju lutem korrigjojeni.

Po, është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf.

Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha.

Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund.

Se çfarë ishte salla, atë e di unë.

I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private.

Gazetarët: Ju e quani mashtrim këtë që po bën Salianji?

Berisha: Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh se para jush dhe të gjithë shqiptarëve, këto katër vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij.

Dhe vota është mënyra më e mirë e dëgjimit.

Pra, të zgjedhësh një axhendë personale, është një zgjedhje, të cilën unë nuk kam asnjë kundërshtim.

Ai po ndjek një axhendë personale dhe kaq.

Të vazhdojë me axhendën e tij personale.

Gazetarët: I sfiduar ndiheni?

Berisha: Mos e pyet.

Ai po ndjek një agjendë personale, dhe kaq. Të vazhdojë me agjendën e tij. Edhe njëherë i përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit, të cilët e braktisën, i përgëzoj.

Aty ishin një grup të pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet se do u dalë.

Do jetë analiza.

Absolutisht jo, nuk janë ngritur këto akuza fare.

Prandaj duhet analiza në parti.

Se ata që i kanë tradhtuar militantët dhe punuan për Ani Dyrmishët dhe të tjerët, sigurisht do japin hesap para strukturave.

Ata të cilët morën udhëtime turistike gjatë fushatës… po paralajmëroj llogaridhënie.

Ata të cilët zgjodhën turizëm në mes të fushatës, ata sigurisht bashkohen se kanë qëllimet e tyre.

Edhe njëherë i përgëzoj demokratët e Durrësit dhe i garantoj se do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat, të gjithë drejtuesit.

Thashë edhe njëherë, axhenda private, disa prej tyre që i njoha, pashë individë që kanë punuar për Ami Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm në mënyrë të dokumentuar.

Tani këta nuk mund të më impresionojnë mua. Tani, unë e kuptoj që doni ushqim për studio në mënyrë që të mbuloni skandalet e tmerrshme të qeverisë, por e vërteta është se zoti Salianji të vazhdojë axhendën e tij personale.

Ai është i ngarkuar, ka një zonë, ku duhet të bëjë analizën, ka marrë pjesë në analizë në atë zonë, është anëtar kryesie.

Ai ka të drejtë të shtrojë çdo gjë në kryesi dhe çdo gjë në zonën ku është caktuar.

Ato nuk kanë rëndësi fare.

Zgjedhja është thelbi i lirisë.

Ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë zgjedhjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu