Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protestat qytetare do të nisin në muajin shtator, duke theksuar se ato janë të vonuara, por të pashmangshme. Sipas tij, përballja është e vetmja rrugë që u ka mbetur qytetarëve për të kërkuar votën e lirë dhe për të reaguar ndaj asaj që ai e cilëson si keqqeverisje.

“Protestat janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, rrugën e protestës dhe përballjes për të rifituar votën e lirë. Do i nisim pa asnjë diskutim. Nuk ka rrugë tjetër,” u shpreh Berisha.

Ai ngriti shqetësime për proceset zgjedhore të fundit, duke theksuar se janë paraqitur dokumente që tregojnë parregullsi të shumta, përfshirë vota pa firmë apo me data të pajustifikuara, që sipas tij bien ndesh me afatet ligjore.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se reagimet publike të kryeministrit synojnë të largojnë vëmendjen nga problematikat e zgjedhjeve, ndërkohë që Partia Demokratike është duke mbledhur dhe paraqitur prova për të gjitha parregullsitë e dyshuara.

Berisha: Proceset zgjedhore nën qeverinë aktuale janë farsë – vendimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e pjesshme do merret më vonë

I pyetur për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme, Berisha u shpreh se çdo proces zgjedhor i zhvilluar nën administrimin aktual nuk i përmbush standardet dhe është i munguar në transparencë.

“Çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është farsë elektorale. A do marrim pjesë apo jo, kjo do të vendoset më vonë. Por një gjë është e qartë: nëse kjo parti ka një emër të dytë, ai është transparenca,” tha ai.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu