Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, duke theksuar se është momenti që opozita dhe qytetarët të japin verdiktin e tyre për procesin zgjedhor.

Berisha u shpreh:

“Edi Ramën lexojeni rresht për rresht, se çfarë i atribuojnë, se si defakto duke atakuar të gjitha qëndrimet e tij e nxjerrin një armik të egër të votës së lirë. Asnjeri nuk mund të thotë se ka lexuar raportin pa lexuar fusnotat. Për të pasur idenë e plotë për raportin është kusht leximi i tij integral, përfshirë fusnotat.

 

> Vëzhguesit ndërkombëtarë folën dhe e thanë fjalën e tyre. Tani është radha e shqiptarëve të flasin dhe të themi fjalën tonë – në Tiranë, në Paris, Romë, Vjenë, Uashington, Berlin dhe në të gjithë botën.

 

> Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90, me qëllimin solemn dhe sublim: votën e lirë për qytetarët shqiptarë. Çdo njeri që aspiron votën e lirë tashmë ka një bazë frymëzuese në ligjin ndërkombëtar dhe në vendimin e OSBE-ODIHR. Pavarësisht vonesës së raportit, ai dha verdiktin e vet. Tani na takon neve, opozitës, të japim verdiktin tonë.”

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu