I gjetën fajtorët !
Dy femijë jo 8 por 9 vjeçarë, dy sy kaltër leshverdhë e të bukur si ata!
Miq, mafja e ndërtimit e lidhur si mishi me thonj me pushtetin mafioz për të krijuar sheshe për ndertimin e kullave të drogës dogji pak ditë dhjetra e dhjetra dyqane dhe banesa në tregun më të madh të Shkodrës në një zjarr të paparë në këtë qytet dhe la pa kafshtën e gojës dhe strehë mbi koke qindra e qindra qytetarë.
Në shërbim të mafies narko-policia e Ballës së krimit tha dje mos kujtoni se zjarrin e vuri mafia shtetërore e ndërtimit! Sipas saj shkaku i zjarrit pothuaj apokaliptik nuk ishte mafia e ndërtimit, por ishte vetë pafajësia, ishin dy femijë mocanik, 9 vjeçarë, leshverdhë e sy kalter e të bukur si ata. Lëre nuk ke ç’të thuash edhe engjëjt ndonjeherë gabojnë! Me inkriminim e femijëve për të mbuluar krimet e mafoes, Balla dhe narko-policia dëshmojnë edhe njëherë se janë një me mafien. #sb
Ky ishte mesazhi i ish-kryeministrit në Facebook.