Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, i pritur nga qindra mbështetës. Pas 11 muajsh, Berisha ka dalë nga shtëpia, ku ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe i është drejtuar selisë së PD-së .

yacht hotel sarande

 

Para mbështetësve ai u shpreh se piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen më fatale. “Të dashur miq, u krye dhe kjo punë. Në historinë e drejtësisë europiane, sot goditjet më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçuar nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë.

 

Sot është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam për të vërtetën, për vlerat që besojmë. Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese. Por sot është një ditë e mirë dhe për ata që nuk janë opozitarë. Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha, sot ka fituar e vërteta, ka fituar ligji dhe Kushtetuta, ka fituar Kushtetuta. Këtë vit unë kam thyer rekordin tim për numrin e fjalimin, 330 të tilla. Tani veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës. Veprimi do jetë kryefjala jonë e përbashkët”.

Ai i bëri thirrje Ramës që të krijonte një qeveri teknike, duke e paralajmëruar se “narkopushteti” po merrte fund dhe se mosbindja civile ishte gati të vazhdonte. “Mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd,” tha Berisha, duke shtuar se “vetë Zoti ka thënë, që të kthehem unë pastroni shtëpinë. Ne do pastrojmë shtëpinë tonë!”

Në fund të fjalës, Berisha ftoi edhe opozitarët e rinj dhe qytetarët e ndershëm, përfshirë ata që punojnë në administratë, të bashkohen me PD-në për të vazhduar luftën për një Shqipëri më të drejtë. “Boll keni vuajtur,” tha ai, duke siguruar se opozita do të vazhdojë të luftojë për kauzën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu