
Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se kryedemokrati Sali Berisha ka firmosur urdhër-thirrjen për çështjen e “21 janarit”.
Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e Prokurorisë së Posaçme ka konfirmuar atë që kryedemokrati deklaroi më herët ditën e sotme.
SPAK, në njoftimin e bërë për mediat, thotë se përmes kësaj urdhër-thirrjeje, Berishës i kërkohet të paraqitet në datën dhe orën e caktuar, të cilat ende nuk janë bërë me dije.
“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, njofton SPAK-u./CNA







