Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një fjalë të fortë në Kuvend, ku akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi se ka nisur detyrën e tij duke shkelur Kushtetutën.

Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat që ajo përcakton, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde. Kjo tregon se nuk je gjë tjetër, veçse një sekretar mjeran i Edi Ramës,” u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi si provokacion ndaj qytetarëve dhe opozitës tentativën e mazhorancës për të ndjekur një procedurë të përshpejtuar në ngritjen e komisioneve parlamentare.

Shkelmimi i Kushtetutës është shkelmim i vullnetit të shqiptarëve. Është një akt i turpshëm dhe puç ndaj librit të shtetit, vetëm që ju të lani duart pas krimeve që kryeni,” tha kreu i PD-së.

Debati për ngritjen e komisioneve pritet të mbetet një nga çështjet kryesore të tensionit mes opozitës dhe shumicës në këtë sesion parlamentar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu