Departamenti Brain Gain dhe Ekselenca, së bashku me pjesëmarrjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, zhvillojnë aktivitetin “Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë”. Pjesë nga fjala e Berishës:

Një përshëndetje të përzemërt për ju këtu, drejtues këtu, anëtarë të panelit, miq të mi dhe të të gjithë të pranishmëve.
Por edhe një mirënjohje shumë të veçantë për Departamentin ‘Brain Gain’, i cili me mençuri ka zgjedhur në parimin më themelor të konservator simbolet dhe traditat, traditat dhe simbolet.
Në fakt, ne për këtë jemi. Dhe unë e kam vlerësuar shumë këtë përzgjedhje të tyre, e kam vlerësuar shumë, udhëtimet që kanë bërë nëpër Shqipëri me këtë tematikë, si një kontribut qenësor.
Po harrove të shkuarën, të ardhmen nuk e ke kurrë të sigurtë dhe kjo është e provuar me qindra herë në histori.
E shkuara të duhet për një qëllim, për të projektuar të ardhmen. Dhe këto të reja dhe të rinj, në këtë vrazhdësi, kohë të vrazhdë ta quajmë për PD, këta zgjodhën që trashëgimnia dhe simbolet jo veç të PD, të mos harrohen, por të nderohen, kujtohen, si burim frymëzimi për shqiptarët.
Këta kanë trajtuar çështje të tjera të cilat unë i kam vlerësuar shumë, një seri nismash, siç është nisma ‘Dhuro një libër’, i kanë dalë zot librit në një kohë shumë të vështirë për librin dhe në një kohë kur libri në mënyrë të padrejtë po skajohet nga aplikacionet e ndryshme, të cilat nuk e zëvendësojnë kurrë atë.
Por këta kanë qendruar në anën e drejtë, janë marrë me librin dhe një seri temash të tjera.
Kanë zgjedhur sot për të na bashkuar këtu, një simbol të vërtetë të lirisë së shqiptarëve, Azem Hajdarin.
Unë mund tu them këtyre zotërinjve që nuk e kanë njohur, por në historinë tonë kombëtare nuk ka një individ si person, që të ketë bërë më shumë për lirinë e shqiptarëve se sa Azem Hajdari si person.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu