
Kryetari i PD, Sali Berisha, postoi një mesazh dhe disa foto nga festa kombëtare e Republikës së Greqisë.
Postimi i Berishës:
Të nderuar miq,
Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.
Aksident në Berat, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek.
Në pritje takova dhe mikpritësen ambasadoren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare.