
Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij. Por, mendoj se, hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto, me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja, në vlerësimin tim.
Megjithëse unë, e theksoj këtu, respektoj zgjedhjen si thelbin e lirisë të çdo individi.
Berisha publikoi edhe statistikat e listës së PD: 39% e listës janë gra, 18% janë të rinj dhe diaspora ka 7 përfaqësues
Unë do ju jap nja dy statistika, se i paskam këtu.
Janë nga 140 kandidatura, 85 janë burra, 55 janë gra. Pra gratë arrijnë në 39%.
Të rinj, janë 25, apo 18%. Pra, janë mbi parashikimet. Nga diaspora janë 7 përfaqësues.