
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën e parashikuar për sot në Tiranë në mbështetje të liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të fliste mbi një orë gjatë protestës, por sipas tij, u tërhoq në momentin e fundit.
“Edi Rama u tërhoq, por kam dëshmitë që ishte parashikuar të fliste mbi 1 orë. Do të bëhej patriot njeriu që me aktet e tij është ndaj Kosovës po aq armik sa Vuçiç”, tha Berisha, duke aluduar edhe te presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Kryedemokrati shtoi gjithashtu: “Dje urdhëroi mosvotimin e rezolutës për gjenocidin serb”, duke kritikuar kështu qëndrimet e kryeministrit Rama ndaj çështjeve të Kosovës dhe historisë së saj.