Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp tha se Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri.

“Të dashur qytetarë, e vërteta vonon, por kurrë nuk mund të shtypet dhe mohohet.
Ky është dokument i datës 6 dhjetor 2024.
Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane pranë Këshillit të Europës, çfarë thonë këta për vetingun.
Po lexoj paragrafin kushtuar vetingut: Ndërkohë që ky opinion nuk adreson vetingun, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane nuk mund të injorojë këtë çështje në heshtje të plotë.
Vetingu nuk duhet të përdoret si një procedurë zëvendësuese e masave disiplinore.
E ndaluar si procedurë zëvendësuese e masave disiplinore.
Dhe as nuk duhet të përdoret vetingu për të adresuar korrupsionin. Korrupsioni është një vepër penale që duhet të hetohet dhe ndëshkohet sipas të gjitha procedurave.
Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane pranon se vetingu mund të jetë i lejueshëm si një procedurë e jashtëzakonshme e përdorur vetëm një herë në tranzicionin nga diktatura në një qeveri demokratike të shtetit të së drejtës.
Pra, siç e shihni ju, kjo procedurë, e cila u përdor 1, për të lënë shqiptarët pa drejtësi, për t’u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor, nuk e kanë më. Ata që presin 14 vite për një proces civil dhe 10 vite për një proces penal janë të privuar nga procesi i duhur ligjor që e garanton Kushtetuta dhe Konventa Europiane të Drejtave të Njeriut.
Vetingu, thotë, nuk duhet të përdoret për të adresuar korrupsionin sepse përdorimi i tij është vetëm gjueti shtrigash.
Imagjinoni ju, Altin Dumani me tre shtëpi dhe një të ndërtuar nga vjehrri dhe kisha, vazhdon e kryeson Skapin, në një kohë kur një gjykatëse ka dalë nga sistemi për një garsionere të privatizuar nga i ati në vitin 1996.
Tjetra ka dalë për rrogën qindarkë për qindarkë që i ati i ka kthyer nga dita e daljes në punë gjer në ditën e martesës.
Pra, ky është procesi më i korruptuar që ka njohur ndonjëherë Europa, ky është akti më i turpshëm.”

yacht hotel sarande

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu