Kryetari i Partisë Demokratike,  Prof. Dr. Sali Berisha gjatë mbrëmjes së sotme në ditën e 239 të tubimit qytetar në ‘Rrugën e Shpresës’ ka përshëndetur protestuesit e rrethit të Krujës, të cilët nuk dorëzohen në kërkimin e të drejtës së tyre për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar edhe pse janë të ndëshkuar e të diskriminuar nga Edi Rama.

Kryedemokrati, Sali Berisha është ndalur te skandali me lëndet helmuese të nisura nga Porti i Durrësit, ku sipas tij nisja e 100 kontejnerëve nuk është rasti i parë.

yacht hotel sarande

Duke iu referuar interivistës për ‘Zërin e Amerikës’ të përfaqësuesit i rrjetit prestigjoz të Bazelit, Jim Fuket, Berisha theksoi se kjo aferë e rrjetit të lojës me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, të Edi Ramës dhe klanit të tij është nga aferat mafioze, shtetërore më të rrezikshme në rajon, Europë dhe në botë.

Berisha tha se, këto anije me lëndë helmuese nuk duhet të pranohen në Portin e Durrësit, pasi po rrezikojnë jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

Kryetari i PD, Sali Berisha i drejtoi gjatë fjalës së tij të mbajtur thirrje rrjetit të Bazelit nëpërmjet OKB që të mbrojnë çdo vend nga helmet e Edi Toksikut!

Gjithashtu, Berisha iu bëri thirrje edhe qytetarëve shqiptarë që të mos rrinë në heshtje por të reagojnë, të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë.

FJALA E PLOTË

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu