Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe.
Ish presidenti dhe ish kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me ministrinë e punëve të brendshme Home Office.
Avokatët e Zotit Berisha tentuan por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës Home Office e shpalli Non Grata më me19 Korrik 2022.
Sipas britanikëve ish kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.
Top Channel ekskluzivisht siguroi vendimin e lexuar këtë të hënë në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” nga ku gjykatësi çështje rrëzoi pretendimin e zotit Berisha se ai gëzonte imunitet dhe nuk mund të ndëshkohej në këtë mënyrë.
“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetit si ish kreu një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”. TCH

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu