
Në pjesën e dytë të deklaratës, të shpërndarë nga Zyra e Medias dhe Komunikimit e Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri akuza të rënda politike ndaj ministres së Shtetit për Qytetarinë, Albana (Gonxhe) Koçiu, duke e lidhur atë me grupe të strukturuara kriminale:
“Që Gonxhe punoi me bandat, kjo është e provuar. Një ndër banditët ka qenë edhe ky. Do t’i nxjerr me dhjetëra dëshmitarë.”
Berisha përmendi edhe emra të tjerë, duke pretenduar se në fushatën elektorale në Tiranë ka pasur përfshirje direkte të elementëve kriminalë:
“Gonxhe bashkë me këtë dhe bandën e Vorës ka qenë njeriu më i lidhur me bandat. Hoxha kishte këtë Sheqerin dhe nuk ka reaguar. Kurse Gonxhe është totalisht produkt i bandave.”
Berisha shtoi se dëshmitë e tij nuk mbështeten te dokumentet, por te personat që sipas tij do dalin publikisht. Nuk është hera e parë që PD ngre akuza të tilla për Gonxhen i cili në zgjedhjet e fundit doli më i votuari në Tiranë me mbi 20 mijë vota.







