Në foto Enver Hoxha dhe Sali Berisha gjatë diktaturës komuniste

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se regjimi gjakatar i diktatorit Enver Hoxha persekutoi mbi 120 mijë shqiptarë në tërësi.

yacht hotel sarande

‘Të përballemi ‘dhëmb për dhëmb’ me pasardhësit bastardë të xhelatëve’, i bëri thirrje Berisha qytetarëve në tubimin në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, masakra tetor-nëntor e vitit ’44 u urdhërua direkt nga Beogradi. Urdhri i Beogradit u përcoll direkt nga Enver Hoxha; të spastrojmë shtëpinë ishte urdhri i tij për vrasësit e tij, Beqir Balluku dhe Kristo Themelka etj.

Sot pas 80 vitesh, në pushtet për dramën e shqiptarëve, janë pasardhësit e akteve më të rënda kriminale, e vrasësve serialë që vrisnin tek dera e shtëpisë pa asnjë faj, pa asnjë përgjegjësi, intelektual që kishin qëndruar në Shqipëri për ti shërbyer vendit.

Pasardhës të atyre, që jo në ’44, por edhe në ’88, siç është xhelati Kristaq Rama që firmoste varjen në litar të disidentit Havzi Nela si kundërshtar politik.

Masakra e tetor-nëntorit të vitit ’44, u shoqërua pastaj me akte të tjera, masakra të tjera, gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve. Vetëm në kampin e përqendrimit famëzi të Kuçit, Enver Hoxha kishte ndryer, edhe 60 intelektualë të tjerë, që të gjithë të shkolluar në universitetet më të mira të perëndimit.

Vazhduan asgjësimet dhe kompletoi në pak vite, dekapitimit të elitës kombëtare.

E la kombin pa elitën e tij. Mbushi Shqipërinë me burgje e kampe përqendrimi.

Më shumë skuadra pushkatimi se sa skuadra sporti. Ekzekutoi për fjalën e lirë, mbi 6 mijë e sa shqiptarë. Dergji në burgje dhe kampe dhjetëra e dhjetëra mijëra të tjerë.

Persekutoi mbi 120 mijë shqiptarë në tërësi.

Miq!

Sot prap ne jemi i vetmi komb që përjetuam një diktaturë të tillë staliniste, përjetojmë një diktaturë të pashpirt, të pamëshirë, por tashmë jo staliniste, tashmë diktaturë të bandave, drogës e krimit, diktaturën e Edi Ramës.

Nderimi më i madh që ne u bëjmë dhe mund tu bëjmë, martirëve të tetorit dhe nëntorit të vitit ’44, martirëve të diktaturës, nga ’44 në 1990, është të përballemi dhëmb për dhëmb me këta bastardë të xhelatëve. Me Edi Ramën, balluken e tij, Lubi Ballukun, me Çuçin e të gjithë çuçët e tjerë.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu