Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkoi opozitës të distancohet nga sulmi ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, duke e cilësuar si “të turpshëm” dhe të dëmshëm për vetë Partinë Demokratike.

“Edhe njëherë, në parantezë, uroj e shpresoj që deri në fund të kësaj seance dikush nga Partia Demokratike të gjejë fuqinë dhe forcën të distancohet nga ai sulm i turpshëm sot kundër ambasadorit të BE-së,” – tha Balla.

Duke iu drejtuar deputetëve demokratë, Balla shtoi me tone të forta:

“Nuk ju bën nder. Nuk ju bën nder. Qesh ti, qesh, qesh, qesh, vazhdo të qeshësh, por po ta them që sulmet kundër ambasadorëve i kanë bërë dëm historikisht partisë tuaj.
Të uroj që qeshja të të bëjë përsëri deputet, ndërkohë që partisë tuaj i bëni nder nëse dikush prej jush, në një formë elegante, pa e fyer udhëheqësin, të kërkojë ndjesë publike.”

Më herët gjatë kësaj seance pleanare, kreu i PD Sali Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato se po bënte përpjekje për t’i imponuar shoqërisë shqiptaree standarte të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, duke aluduar në vetë orientimin seksual të përfaësuesit të BE-së.

Në pjesën tjetër të fjalës së tij, Balla nënvizoi rëndësinë e adresimit të gjetjeve të raportit të OSBE/ODIHR-it, si dhe progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian të vlerësuar vetëm një ditë më parë si të shkëlqyer nga komisionerja Marta Kos pas publikimit të raportit të BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu