Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha në Mbledhjen e Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike:

Në këto rezoluta, kemi arritje tjetër të dytë të madhe.
Në asnjë vend kurrë një parti e shtetit ligjor, siç jemi ne, nuk mund të imagjinojë të bëjë betejën me drejtësinë. Ajo bën betejë kur drejtësia shndërrohet në instrument të diktaturës. Po në diktatura, drejtësia është një nga armët kryesore të saj.
Dhe ne ç’na ndodhi? Na ndodhi një drejtësi dhuratë, me një bujë ndërkombëtare që tejkalon imagjinatën. Një drejtësi e cila u projektua fund e krye nga Xhorxh Sorosi, vetëm për ta dorëzuar atë si degë ekzekutivi te Edi Rama.
Këta të cilët e mbronin, e mbronin nga frika e Sorosit, ua them unë ju, ta dini këtë. Edhe sot janë të shumë, ata që ulin zërin kur flasin për Sorosin, këtë monstër të njerëzimit, një monstër e vërtetë.
Një monstër, sepse në pikëpamjet e tij që mbështeti tejkaloi Marksin.
Ju sigurisht nuk keni pasur ndonjë interes të madh të lexoni për komunizmin, se ata që kanë përjetuar diktaturën, ajo ishte socializëm. Komunizmi do të vinte pasi të ndërtonim socilizmin. Dhe po të lexoje, shkoje tek bota pa shtete, internacionale do të jetë bota e re, ishte himni i komunizmit. Shkoje tek bota pa kufi.
Por nuk mbaj mend nëse shkoje tek bota pa gjini njerëzore, dhe këta shkuan kaq larg. Këta u cilësuan si ekstremistë të majtë. Jo, këta janë ekstremi i ekstremit të majtë. Këta janë përtej Marksit. Marksi po, se pa kufi janë, pa kufi, por këta tejkaluan dhe këtë. Tani një botë.
Mirëpo këto u pasqyruan shumë tek ne. Ne u bëmë si një kopësht eksperimental. A mund të imagjinoni ju, kombi, shoqëria me solidaritetin më të lartë, se u them unë ju, ky proces kalimi nga hiperkolektivizmi në kushtet e tregut, ka patur si sigurime shoqërore më të çmuar se çdo gjë tjetër, solidaritetin familjar. Sepse familjet shqiptare kanë përballuar të gjithë këto vështirësi duke ndarë njëri me tjetrin, pjesëtarët e familjes, ndihmën, solidaritetin.
Pra në një komb që përsëri shumë i lidhur me traditën, para disa muajsh vinte ligji i fermave të grave për të krijuar, këta me prindër dhe ata pa prindër.
Kjo është e vërteta, ky është thelbi.
Sollën ligjin në parlament, u hapën klinikat që do të merreshin me këtë.
Vetë Zoti e shpëtoi Donald Trumpin që ai të shpëtonte botën nga këto, nga kjo ideologji përtej Marksit, Marksizëm Lelinizëm, po e po, por edhe përtej tyre. Dhe kombi amerikan e hodhi poshtë.
Zgjodhi ato vlera të njerëzve të lirë kudo dhe votoi presidentin Donald Trump.
Ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Ne qëndruam haptas. Kurrë ndonjëherë nuk jemi prononcuar gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Jo nuk e kemi dashtë.
Kurse kësaj here nuk kemi ngurruar. Nuk mund të ngurronim ne, tu bënim thirrje shqiptarëve kudo që ishin të votonin Partinë Republikane dhe kandidatët e saj, sepse në një farë mënyre kjo ishte me një rëndësi përcaktuese.
SHBA përcaktojnë me agjendën e tyre dhe ndaj ne bëmë thirrje haptas, bëmë çfarë ishte e mundur, brenda ligjit amerikan, pa e cënuar atë, të japim kontributin tonë sado modest, sado minimal në këtë aspekt.

yacht hotel sarande

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu