Kryetari i PD, Sali Berisha sot në konferencë për shtyp foli mbi seancën e Parlamentit Europian Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën:

Dje në Parlamentin Europian u denoncua me të madhe frika e narkomazhorancës për komisionet hetimore parlamentare, një habi e madhe se si mundet të bllokohen komisionet hetimore parlamentare.
Vetëkuptohet që ata e dinë mirë se komisionet hetimore parlamentare, Edi Rama i bllokon i tmerruar nga ajo që pa me komisionin hetimor parlamentar të djegësave, në të cilat ai doli më blozë se bloza. Kjo është e vërteta.
Pra, në seancë dolën në shesh, në pah, doli e gjithë shëmtia e narkoshtetit shqiptar që nuk respekton asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë nen të Kushtetutës së vendit.
Nuk mund të kem asgjë tjetër veçse mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata që organizuan në radhë të parë këtë ngjarje madhore në mbështetje të demokracisë në Shqipëri, të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, në denoncim të hapur të dhunuesve të kësaj vote, të Edi Ramës dhe shpellave të tij të krimit që i josh në zgjedhje.
Dje ata kanë marrë një paralajmërim më të fuqishmin që kanë marrë ndonjëherë se ata po vëzhgohen, se ata po mbikëqyren, se ata do ndëshkohen.
Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën, të respektojë rregullat.
Shqipëria ishte dje vendi i vetëm në Europë që ka në procese politike tre liderë të opozitës, me qëllimin e vetëm që Edi Rama të mund të marrë një mandat të katërt mbi krimin.
Unë mendoj se kjo ishte një mbështetje e jashtëzakonshme për çdo qytetar shqiptar.
Dje, pasaporta evropiane e Edi Ramës u gris.
Mashtrimin e tij me pasaportën evropiane mori fund.
Maskat ranë të dashur qytetarë, pavarësisht se Edi Rama me zyrat e tij e fshehu, nuk transmetoi seancën dëgjimore të zhvilluar në Parlamentin Europian, në komisionin ku ishte i pranishëm i gjithë spektri politik.
Dhe përpiqet që me censurë t’i injorojë, garantoj çdo shqiptrar se ato do jehojnë fuqishëm gjersa shqiptari i fundit të votojë qytetar i lirë në këtë vend.
Faleminderit shumë atyre që zhvilluan këto seanca të një rëndësie historike për Shqipërinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu