Një incident i rëndë zgjedhor është denoncuar nga kandidati për deputet i opozitës në qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi, i cili deklaroi se në një lokal privat në fshatin Pekisht, u zbuluan materiale të ndjeshme zgjedhore, përfshirë fletë votimi, lista dhe shuma të mëdha parash në euro.

Sipas Himçit, informacione të ardhura mbrëmjen e kaluar bënë me dije se në ambientet e bar-kafesë së Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit dhe sipas tij, vëzhgues besnik i Partisë Socialiste, ndodheshin materiale zgjedhore që ishin përdorur në skemën e njohur si “treni bullgar” – një metodë e dyshuar për manipulimin e votave përmes dorëzimit të fletëve të votimit të paraplotësuara jashtë qendrave të votimit.

“Ky është një rast i pastër i manipulimit zgjedhor,” tha Himçi, ndërsa prezantoi për mediat fletë votimi me vula zyrtare, lista votuesish dhe shuma parash, që sipas tij kishin qenë në lokal prej disa ditësh.

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta politike. Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë publike, e cilësoi këtë si provën e shndërrimit të procesit zgjedhor në një farsë të mirëorganizuar nga qeveria dhe kërkoi ndërhyrje urgjente.

“Fytyra e këtyre zgjedhjeve është kjo që sapo pamë në Pekisht. Ka vetëm një zgjidhje: formimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja të lira e të ndershme,” deklaroi Berisha, duke akuzuar kryeministrin Rama për drejtimin e një procesi elektoral antikushtetues dhe të paracaktuar.

Sipas tij, opozita disponon qindra dokumente që dëshmojnë manipulimin sistematik të zgjedhjeve dhe përdorimin e metodave si “treni bullgar” për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu