Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në drejtësi, duke pretenduar se ai ka kërcënuar prokurorin që po heton dosjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediat, Berisha foli për një “telefonatë kërcënuese” të Ramës ndaj prokurorit të çështjes, duke e cilësuar ngjarjen si një skandal shumë të madh politik dhe institucional.

“Dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut.
Telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij dhe çdo lloj kërcënimi tjetër që i është bërë një prokurori,
i cili, i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme, me shkrim, me film e me çdo gjë,
ka marrë vendimin e duhur,” – deklaroi Berisha.

Sipas tij, prokurori është kërcënuar drejtpërdrejt nga Kryeministri, i cili “nuk mund të pranojë realitetin e hetimit”.

“Unë u them ju me garanci dhe siguri të plotë që ai është kërcënuar.
Por Edi Rama këtë nuk e pranon dot, sepse është i regjistruar,” – shtoi Berisha.

Berisha përmendi edhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, të cilin e akuzoi se ka ushtruar presion ndaj prokurorit:

“Altin Dumani është ndoshta një nga kërcënuesit e tij.
Është një nga ata që i ka thënë, pak a shumë po e perifrazoj: ‘Mendo për kokën tënde’.
Por kërcënimi i Ramës është shumë më tepër, është një skandal shumë i madh.
Sepse e di ti se po thërret zëvendëskryeministren.”

Ish-kryeministri e cilësoi rastin si provë të kapjes së drejtësisë nga qeveria,
duke paralajmëruar se “kjo ndërhyrje nuk do të mbetet pa përgjigje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu