Në një konferencë për shtyp kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sqaroi mungesën e strategut të fushatës së tij, Chris LaCivita:

Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë.
Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë.
Sherifi do vijë.
Chris do vijë.
Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër.
Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër.
Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni.
Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme.
Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë.
Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu