Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët u shpreh se mosbindja civile do të jetë një aksion kombëtar ku do të përcaktohen të gjitha masat për realizimin e qëllimit që është krijimin e qeverisë teknike.
Kryedemokrati Sali Berisha ka konfirmuar se Ervin Salianji do të vijojë të jetë drejtues politik i qarkut të Elbasanit, detyrë që siç duket do e bëjë nga burgu. Ai shprehu bindjen se guximi IiSalianjit për të mbrojtur interesin publik, do të ketë mirënjohjen e qytetarëve të Elbasanit.
“I deleguari i nderit në qarlkun e eelbasanit do të jetë Ervin Salianji. Unë kam bindje se ky akt se guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të shqiptarëve ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit”, tha Berisha.
Berisha theksoi se Partia Demokratike nga data 6 Tetor do të kalojë në sulm për një betejë të pandalshme.
“Së pari do të jetë padiskutim protestë kombëtare. Kjo jashtë çdo dyshimi. Së dyti, do të jetë aksion kombëtar. Po përcaktohen të gjitha masat të cilat synojnë ti përgjigjen në shkallë kombëtare aktit brutal të mafias Rama-Xhafa dhe fillimit të betejës tonë, e cila ishte 100% e programuar dhe planifikuar për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të protestës, revoltës dhe mosbindjes civile në çdo vend, përfshirë dhe sallën e parlamentit, aty ku të lipset dhe ti kërkojë nevoja, ku të japin më shumë në këtë betejë. Për deputetë, drejtuesit e PD, ka vetëm një objektiv dhe moto, betejë, betejë dhe vetëm betejë.
Partia Demokratike nga data 6 kalon në sulm, në një betejë të pandalshme. Përqëndron të gjithë potencialin e saj në sulmin ndaj narkokraturës dhe për qeveri teknike. Mosbindja civile është një univers masash të përshkruara me hollësinë manual të mosbidnjes civile. Do të përdoren të gjitha ato masa deri në realizimin e qëllimit të plotë, krijimin e qeverisë teknike.”