
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një veprim të papritur sot në seancën plenare të kuvendit. Ndërsa ditën e nisi me një kravatë në ngjyrën e partisë së tij demokratike, blu, të cilën e mbajti deri në ora 16:00 kur zaptoi foltoren dhe nuk lëvizte.
Ndërsa në fund të seancës, teksa kërkonte mbështetje për kandidaturën e Ndregjonit për Avokat të Popullit, u pa me një kravatë të kuqe.
E kuqja dallohet më mirë në këtë foto të sikletshme ku demokratët votojnë pro ndryshimeve në kodin zgjedhor për të cilat prej javësh bërtisnin me të madhe se nuk do t’i votonin pas lejimit të regjistrimit të diasporës me dokumente të huaja.
A ishte dorëzimi mesazhi i fshehur i Berishës te ndërrimi i kravatës nga ngjyra e partisë te një me ngjyrën më të “urryer” për të, e kuqja e rivalëve?
E vetmja gjë e sigurt është se në këtë rast semantika nuk tradhton dhe antikomunisti i orëve të para nuk do të zgjidhte kurrë me ndërgjegje një kravatë të kuqe në ditën e dorëzimit të madh./AIA.AL