
Berisha në deklaratën e fundit për media:
Së dyti, lidhur me një exit- poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm.
Baton Stanishiqi është gënjeshtari i gatshëm, që nuk bëri asgjë tjetër, veçse pa bërë asnjë exit-poll, lexoi apo konvertoi në poll, memorandumin e Kuçit.
I them Edi Ramës, se me pilula të tilla, do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë.
Janë realisht orët e fundit e tij në pushtet.
Prandaj mos përdor gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave.
Këto kisha unë, ndërkohë procesi po monitorohet plotësisht.
Ju e patë, po zbulohen zyrat ilegale të PS. Çerdhe të krimit elektoral.
Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit.
Ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave tona për të denoncuar, për të të zbuluar të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.