Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj propozimeve ligjore të qeverisë, duke i cilësuar ato si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe një tejkalim të rrezikshëm të saj.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të barazojë personat e emëruar me ata të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, gjë që sipas tij nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë.

“Nuk mund të barazohet kurrë i zgjedhuri nga sovrani me të emëruarin nga parlamenti apo Këshilli i Ministrave. Përpjekja për ta bërë këtë është një shkelmim tjetër flagrant i Kushtetutës,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se një zyrtar i zgjedhur mund të ndiqet penalisht, t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet, por jo të pezullohet nga detyra, duke theksuar se pezullimi lidhet vetëm me ushtrimin e funksionit për të cilin një person është emëruar.

Kreu i opozitës e cilësoi situatën si një “puc antikushtetues”, duke paralajmëruar për pasoja të rrezikshme për funksionimin e shtetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu