Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetare ka deklaruar se, Edi Rama përmbysi dje ministra dhe emëroi ministra të cilët e morën vesh aty në sallë. Berisha u shpreh gjithashtu se kjo që bëri Rama në mbledhjen e partisë së tij është tallje e shkelmim i madh.
Kreu i PD-së, Sali Berisha u kujtoi qytetarëve në tubim dhe atyre që e ndiqnin në ekran, se Edi Rama i dorëzoi ministrinë e Brendshme, pasi hoqi Tualetin me 5 mbiemra, familjes Hoxha, duke sjellë në vemendje se ministri i ri është pikërisht kushëriri i Ermal Hoxhës, i Ilir Hoxhës, Ervin Hoxha, pasardhës direkt i kushërinjve më të afërt të Enver Hoxhës.
Lideri i opozitës ka sjellë në vemendje të shqiptarëve se Greqia mund të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për Pirro Vengun, i cili sipas Kryedemokratit Berisha, u vendos aty për të plaçkitur pronat e ushtrisë.
‘E emëron ministër të Mbrojtjes, vetëm e vetëm se Rama dhe Belinda janë të sigurt se Pirro i Kokainës do firmosë plaçkitjen edhe të pronave të fundit të ushtrisë’, tha më tej Berisha.
Kryedemokrati ka komentuar edhe shkarkimin e ministrit të Financave, Ervin Meta. Sipas Berishës, ‘Mete u largua se nuk firmosi disa akte të mëdha madhore korrupsioni, siç ishte dhënia me koncesion e Thesarit’.
Duke komentuar largimin e Lindita Nikollës, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, Bajrët në Shkodër janë prej dy ditësh në festë, se kanë marrë kreun e parlamenti. ‘Lindën e Parlamentit e zëvendësoi Zile Rroku! Bajrët kanë dy net që festojnë se morën kreun e parlamentit’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij.
Të dashur miq, normale është që njerëzit të debatojnë, të diskutojnë për kongresin e djeshëm të Partisë së Krimit.
Por e vërteta është se çdo shqiptar që e ndoqi dje atë kongres, që ndoqi mediat dhe zbulimet e tyre gjen te kongresi vetëm Kongresin e Metamorfozës të Rilindjes së Edi Ramës.
Të asaj metamorfoze në të cilën në publik, në sallë, në fjalime, nuk figuronin familjet e mëdha mafioze të PS, por figuronin njëlloj si në dosjet e krimit të Metamorfozës, bosët politikë të krimit në Shqipëri dhe Ballkan.
Të krimeve të të gjitha llojeve.
Miqtë e mi, ju e patë se si njëlloj si në shpellën apo bodrumet më të errëta të mafies, padrinoja dje përmbysi ministra dhe emëroi ministra të cilët e morën vesh aty në sallë.
Duke dëshmuar përfundimisht në Kongresin e Metamorfozës se aty gjithçka, asamble, kryesi dhe çdo gjë tjetër është një njeri dhe vetëm një njeri dhe ky është padrino Edi Rama.
Për të faktuar këto që po them, ai pasi njoftoi shkarkime ministrash, kryeparlamentarësh, pasi vendosi kryqin e krimit mbi deputetët e tij, në mënyrën më poshtëruese, më qesharake, njoftoi se sot mblodhi kryesinë e partisë për të diskutuar për emërimet që bëri dje në kongres.
A ka tallje më të madhe se kjo?
A ka shkelmim më të madh se ky?
A ka dëshmi më flagrante të Metamorfozës së plotë të Rilindjes së Edi Ramës, metamorfozës së saj në krimin politik, krimin ordiner, krimin e gjithanshëm?
Kongresi i Metamorfozës ishte një akt okult ndaj mbarë shoqërisë shqiptare, të cilën padrino e shumëzoi me zero, njëlloj si rilindësat e tij.
Miqtë e mi, Taulant Bego Yaris është ministri i pestë i brendshëm që ikën nga detyra.
Emërimi i tij si eksponent kryesor i krimit në politikë, si përfaqësuesi më i keqpërdorur i bandave të mafies së Elbasanit, Fushë Krujës dhe Shkodrës, ishte padyshim dorëzimi përfundimtar i rendit në duart e këtyre bosëve të mafies së Shqipërisë.
Qëndrimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm ishte rendi në duart e krimit.
Të dashur miq, arrestoi ky faqezi që ka karakterin e një krimineli pervers, me qindra e qindra qytetarë. Nuk harroj kur këtu para jush denoncova që njoftoi në një vikend se arrestuan 600 qytetarë, por nuk kapi kryetrafikanti një kg kokainë.
Me ardhjen e tij në pushtet, kokaina hynte lirshëm me vagona, me kontejnerë, me trajlera dhe çdo gjë tjetër.
Po tani pse iku, thoni ju?
A u tha një fjalë Edi Rama shqiptarëve pse iku?
Pse iku ky bashkëpunëtor plural në krime?
Asnjë fjalë! Shkoi zëdhënës i Ziliefalit në parlament dhe vetëm kaq.
Asnjë fjalë për zhdukjen e kapjes së kokainës në Shqipëri.
Asnjë fjalë për krimin që mori në dorë rendin.
Po kush e zëvendësoi Taulant Bego Yarisin?
E zëvendësoi kushëriri i Ermal Hoxhës, i Ilir Hoxhës, Ervin Hoxha, pasardhës direkt i kushërinjve më të afërt të Enver Hoxhës.
Pra miqtë e mi, Edvin Kristaq Rama, bastardi i xhelatit Krsitaq Rama që firmoste varjen në litar të disidentit Havzi Nela për lirinë e fjalës, i dorëzoi ministrinë e Brendshme, pasi hoqi Tualetin me 5 mbiemra, familjes Hoxha.
Dy prej të cilëve, bashkë me Olsin, drejtonin klanin e Xibrakës.
A ka tallje më të madhe për shqiptarët, poshtërim më të madh për këtë vend?
Po Peleshi, pse iku?
Peleshi iku se që kur u thirr në prokurori, nuk firmoste më për grabitjen e pronave të ushtrisë.
Dhe u soll aty edh ai pinjoll i xhelatëve të diktaturës, që firmosnin ekzekutime me Kristaq Ramën, Pirro Kokaina, që kontrollonte Portin e Durrësit, që firmosi plaçkitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve prej 4 miliardë euro të territorit të Portit të Durrësit.
Çfarë është Pirro Vëngu? Delinkuent. Njeri i cili ia ka mbathur nga shërbimi ushtarak.
Të dashur miq, sot ka qindra mijëra, në mos edhe më shumë shqiptarë që për emigracionin kanë marrë shtetësi të vendeve të tjera, por karakteri e kërkon që të jesh luajal ndaj shtetit që i ke marrë shtetësinë.
Tani le ta marrim pak këtë Pirron e Edvinit. Ky ikën nga shërbimi ushtarak, paçka se me marrjen e shtetësisë ka përfituar të gjitha të drejtat e shtetasit të republikës helenike.
Por çdo shtetësi, në çdo vend të botës, krahas të drejtave, favoreve, ka edhe detyrime.
Pra, ky Pirro Vengu do të drejtat, por jo detyrimet.
A mund të imagjinoni miq të jetë ai në ministri të Mbrojtjes, një dezertor i shërbimit ushtarak?
Një turp!
A nuk është ky një motiv për vendin fqinj, të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për dezertorin e ushtrisë?
Po ky është një turp kombëtar për Shqipërinë, që emëron pikërisht këtë ministër, këtë dezertor të shërbimit ushtarak.
E emëron ministër të Mbrojtjes, vetëm e vetëm se Rama dhe Belinda janë të sigurt se Pirro i Kokainës do firmosë plaçkitjen edhe të pronave të fundit të ushtrisë.
Çfarë risie është kjo? Hiq një mëkatar dhe vendos një super mëkatar!
Miqtë e mi, po largimi i Metës nga Financat?
Iu them unë ju, ai nuk është pa kusure.
Ai mund të ketë kusure të mëdha në AMF. Ai e verboi në një akt kriminal faqen e Thesarit të Shtetit për të fshehur vjedhjet që bënte Edi Rama dhe kompania e tij.
Por disa firma nuk i firmosi.
Nuk firmosi disa akte të mëdha madhore korrupsioni, siç ishte dhënia me koncesion e Thesarit, siç ishte privatizimi i Kaskadës së Drinit, etj.
Ai largohet pa u thënë shqiptarëve një fjalë të vetme po pse ikën ky.
Sa i përket shkollimit, duhet ta dini ju, ai kishte shkollim sa gjithë qeveria e Edi Ramës e marrë së bashku. Po, e kishte atë.
Atëherë a nuk është kjo Metamorfozë tipike, se si padrino në shpellë u thotë me gisht, ti këtu, ti atje, dhe kodi i heshtjes, Omerta…
Po ai që vjen? Atë Petrit Malajn, le që e ngatërruan masivisht me artistin, se nuk e njihte… e njihte Belinda se kishte një vit që bënte shkollën e saj.
Dhe Belindës dhe Edi Ramës i duhej idioti i dobishëm për të firmosur për të gjitha vjedhjet e tyre.
Miq, a nuk janë këto ndryshime njëlloj si në dosjen e krimit të Metamorfozës, ku nuk i jepet llogari askujt, ku jepen urdhra, merren vendime, ekzekutohen qytetarë, kurse këtu ekzekutohen politikisht njerëz.
Në Kongresin e Metamorfozës, pati dy falënderime.
U falënderua Linda e Parlamentit, e cila me dashje, pa dashje u largua nga parlamenti si figura më e zezë e parlamentit shqiptar në 33 vite.
E kam thënë dhe e them, si mjek uroj në rast se ka një sëmundje, shërim të shpejtë dhe të plotë, por për të gjitha të tjerat, ajo mbetet një nga figurat më të zeza, më të shpërfytyruara, produktet më të deformuara të Rilindjes së Edi Ramës.
Linda e Parlamentit në mënyrën më amorale dhe joligjore, e shndërroi parlamentin si kuzhinën e Edi Ramës.
Po arsimin? Shkatërrimtarja e arsimit doli me një vilë dhe ju kujtohet kur unë e thërrisja Madamë Vila.
U angazhua për shkatërrimin e pluralizmit me urdhër të Edi Ramës në parlament. Me ligësinë e saj shkelmoi në parlament Kushtetutë, rregullore dhe ligje.
E shndërroi parlamentin në strofull të interesave të bandave më të këqija të Shqipërisë.
Të gjitha këto, për Edi Ramën si Linda e Parlamentit.
Po kush e zëvendësoi Lindën e Parlamentit? Figura më tragjikomike e 32 viteve në politikën shqiptare, Zili Rroku.
Miqtë e mi, kjo Zilia është…. mos harroni… është Zonja 5 Milionë Euro.
Kjo Zilia Fali, me vëllanë dhe burrin, shkëmbenin tendera njëri me tjetrin.
Kjo është një ndrikull.
Miq, është një ndrikull shumë e çmuar dhe e dashur e Bajrëve të Shkodrës, të cilët i premtonin se do të bëjmë ministre të Brendshme.
Dhe tani Bajrët kanë dy net që festojnë se morën kreun e parlamentit.
Miqtë e mi, a nuk është kjo dosja Metamorfoza miqtë e mi?
A nuk është ky Kongresi i Metamorfozës?
Për të mos thënë për Ermonelën.
Duhet ta pranojmë… përdori pushtetin për të krijuar prokurorinë familjare në Tiranë.
Por megjithatë, nuk ia mohoj shkresën me të cilën dënohet të paktën 25 vjet burg Edi Rama në çdo kohë, në çdo gjykatë, shkresën në të cilën njoftonte se kompania që po i jep 8 përqindëshin nuk ekziston, dmth është kompania e Edi Ramës.
Miqtë e mi, mbrëmë unë iu thashë, Kongresi i Metamorfozës zhvillohet në dy ditë.
Sonte keni ditën e dytë, seancën e dytë të Kongresit të Metamorfozës.
Fjalën e rastit e ka dhënë zëdhënësi direkt, më i afërti i Edi Ramës, Arben Ahmetaj.
Ne fund te fjales Berisha ftoi shqiptarët të ndiqnin intervistën e tij si kurorëzim përfundimtar i Kongresit të Metamorfozës.