sh-kryeministri Sali Berisha deklaroi se qeveria po manipulon statistikat duke i përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit nëpër Shqipëri drejt Kosovës.

Sipas Berishës, kjo mënyrë e llogaritjes paraqet një realitet të rremë, ndërsa në të vërtetë eksportet shqiptare janë në rënie të ndjeshme. Ai akuzoi Ramën dhe institucionet shtetërore për fshehjen e krizës së ndërmarrjeve eksportuese, të cilat, sipas tij, janë goditur rëndë nga zhvlerësimi i euros dhe fluksi i parave të pista. “Ky është një mashtrim i paskrupullt. Importet e Kosovës i shpallen si eksporte të Shqipërisë”, tha Berisha.

Në të njëjtën deklaratë, Berisha akuzoi qeverinë edhe për manipulim të shifrave të turizmit, duke theksuar se pasagjerët që kalojnë transit në aeroportin e Rinasit po llogariten si turistë. Ai e cilësoi këtë si një tjetër përpjekje të Ramës për të fshehur “rënien dramatike” të turizmit në Shqipëri.

Sipas tij, ky vit ka qenë katastrofik për jugun dhe zonën bregdetare nga Durrësi deri në Spille, ndërsa ndërhyrjet ndërtimore në veri kanë ndikuar në anulimin e shumë prenotimeve nga turistët e huaj.

Berisha tha se manipulimi i shifrave në ekonomi dhe turizëm është “fytyra e vërtetë e narkoshtetit” dhe një krim ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjeve shqiptare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu