Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër qeverinë për mosshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke e cilësuar këtë veprim si “indiferencë çnjerëzore” përballë situatës së rëndë të krijuar nga reshjet intensive dhe përmbytjet në disa qarqe të vendit. Në një deklaratë për mediat më 8 janar, Berisha tha se kushtet aktuale i plotësojnë të gjitha kriteret ligjore për shpalljen e emergjencës, por sipas tij qeveria e shmang këtë hap për të mos u detyruar të dëmshpërblejë qytetarët e prekur. Ai theksoi se shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore detyron shtetin të kompensojë dëmet në banesa, biznese dhe prona bujqësore, duke akuzuar drejtpërdrejt Edi Rama për neglizhencë dhe mungesë reagimi. Berisha hodhi poshtë pretendimet se opozita po fajëson qeverinë për përmbytjet jashtë vendit, duke i quajtur “tallje cinike”, ndërsa u ndal edhe te problematikat infrastrukturore, si Hidrovori i Hamallajt, ku sipas tij pompat e djegura dhe kanalet e bllokuara kanë përkeqësuar situatën. Ai e cilësoi veçanërisht alarmante gjendjen në Novoselë dhe u bëri thirrje banorëve të largohen nga zonat e rrezikuara, për shkak të rritjes së nivelit të Vjosë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu