Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku shtetasi R. H. humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, ku po punonte.

Pas hetimeve paraprake të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, është shpallur në kërkim administratori i firmës së ndërtimit, shtetasi T. N., 65 vjeç. Po ashtu, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për teknikun e ndërtimit të kësaj firme, shtetasin S. B., 69 vjeç. Të dy akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, nga hetimet e tjera të zhvilluara, Policia ka referuar materialet në Prokurori edhe për një tjetër rast. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi M. H., 30 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili dyshohet se për motive pronësie ka dëmtuar banesën e një 55-vjeçari.

Materialet për të dy rastet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu