Rrëzohet kërkesa e Ilir Beqajt për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.

yacht hotel sarande

Ish ministri i Shëndetësisë kërkoi përjashtimin e saj me argumentin se Davidhi, nuk pranoi të jepte të arsyetuar vendimin për rëndimin e akuzës.

Gjykata u tërhoq për vendimin mbi kërkesën e të akuzuarve për gjykim të shkurtuar.

Ilir Beqaj ka kërkuar gjykim te zakonshëm. Rinis seanca për pak minuta, ku Flojera davidhi do shpallë vendimin mbi këtë kërkesë.

Beqaj në gjyq: Akuza është tendencioze, nuk bie pre e presionit të gjykimit të shkurtuar për të mos hapur provat 1 më 1. Më janë shkelur të drejtat, akuzat e mia i ka bërë PD, keni dëmtuar në mënyrë të qëllimshme procesin, nuk ka një akuzë të shkruar për atë që akuzohem, ndikimi juaj është politik, vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha, ju dhe prokuroria nuk keni dashur të zbuloni të vërtetën, unë nuk kam mundësi të mbrohem, por vetëm të denoncoj.

Rrjepaj: Kemi bërë një vepër të dobishme, pretendimet tona nuk i dëgjon njeri, nuk ka një proces të rregullt ligjor, Kam kërkuar 600 fashikujt në mënyrë elektronike dhe nuk i kam marrë, nuk i njoh provat, Drejtoria e Burgjeve refuzon, Gjykata hesht në këtë refuzim.

Ilir Beqaj heq dorë nga kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe kërkon pushimin. Kurse Klodjan Rrjepaj kërkoi pushim të gjykimit të shkurtuar dhe pushim të çështjes.

Nga ana tjetër Ilir Rrapaj kërkoi pushim të gjykimit të shkurtuar. Ai kërkoi gjithashtu ekspertizë të re dhe plotësim hetimesh. Gjashtë të akuzuarit kërkuan pushim dhe veçim çështjeje./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu