Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dëshmon sot në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up. Në nisje të dëshmisë Beqaj kërkoi që të bëjë një prezantim me Power Point.
Kjo kërkesë nuk u pranua nga kryetarja Albana Vokshi, e cila tha se sipas procedurës ai duhet të bëjë një deklaratë dhe jo prezantim. Vokshi tha se Komisioni Hetimor nuk është as gjykatë as prokurori.
Pjesë nga debati mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës
Albana Vokshi: I lexova të drejtat që ju jep ligji, ka pasur të drejtën për deklaratë të kotenstualizuar lidhur me objektin e dëshmisë tuaj
Plarent Ndreca: E kuptova si një merak që ju keni për çështjen që keni në gjykatë, Nuk kemi kufizuar të ardhur nga shkresa e SPAK, nuk është shoqëruar me kufizim të caktuar
Ilir Beqaj: Dua që këtë dëshmi për të informuar publikun dua të kem mundësinë të bëj një prezantim të ilustroj me zë, video, figurë numra ato që do të them në deklaratë. Kam marrë përgjigje nevative
Albana Vokshi: Keni të drejtën për një deklaratë të kontestualizuar paraprake, nuk thotë as prezantim as powerpoint, nuk jemi as në konferenca shkencore. Brenda të drejtave që ju jep ligji, sepse kemi shumë pyetje, pa humbur kohë të kaloni tek deklarata e kontestualizuar, të jetë sa më koncize
Plarent Ndrenca: E para, ne jemi njohur me komunikimin që kemi pasur me avokatin. Vendimi duhet të merret nga Komisioni
Albana Vokshi: Ilir Beqaj nuk është më i mirë dhe as më i keq se dëshmitarët e tjerë. Të drejtat e çdo dëshmitari do t’i garantohen
Plarent Ndreca: Është kërkesë legjitime
Albana Vokshi: Prezantimet bashkë me avokatin shkoi bëji te gjykata. Ne nuk jemi as prokurori as gjykatë.
Plarent Ndreca: Heqja e fjalës është kundër Gjykatës Kushtetuese. A do da lini dëshmitarin të flasi? doni që të flasi sic doni ju?
Albana Vokshi: shkoni te Surreli, këtu jo. Vetëm një seklaratë.
Plarent Ndreca: Kush je ti?
Albana Vokshi: Po ti kush je?
Plarent Ndreca: Ne jemi shumica ne vendosim.
Albana Vokshi: Nuk ka vendim këtu. Power point këtu nuk vihet po deshët lexoni deklaratën. Deklaratë jop prezantim.