Grupi i ekspertëve janë futur brenda sallës së parlamentit për të kryer hetime lidhur me materialin e lëngshëm që u hodh nga deputetja e PD-së, Elda Hoti.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pretenduar se demokratja u hodhi deputetëve socialistë benzinë, duke akuzuar Elda Hotin se rrezikoi jetën e tyre.

yacht hotel sarande

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK”, tha Spiropali.

Më pas, kryeparlamentarja ndërpreu seancën duke u shprehur: “Po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, ndihet si era benzinë. Ndërpresim seancën për 10 minuta. Ju lutem verifikoni situatën”.

Por, ligjvënësja e PD-së deklaroi se ishte aromatizues duke shtuar “Le ta hetojë SPAK”.

“Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK”, u shpreh Elda Hoti./Panorama

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu