Anglia ishte një minutë larg mbylljes me me turp aventurës në Euro 2024, por në limitet e ndeshjes, britanikët barazuan ndeshjen ndaj Sllovakisë dhe në fund fituan pas kohës shtesë me rezultatin 2-1. Sllovakët kishin kaluar në avantazh prej minutës së 25 me anë të Ivan Schranz. “Tre Luanët”, provuan gjithçka deri në minutën e 95 teksa u dalën më herët edhe nga shtylla pas një goditje të Declan Rice.

Mirëpo, u desh një roveshatë e Jude Bellingham që Anglia të mbetej pjesë e këtij Europiani duke e dërguar kështu ndeshjen në kohën shtesë. Të entuziazmuar në maksimum nga goli në fundin e lojës, britanikët shënuan menjëherë edhe golin e përmbysjes në fillimin e pjesës së parë të kohës shtesë. Harry Kane u gjend i lirë në zonë dhe me gjithë kuadratin e portës në dispozicion, nuk mund të gabonte.

yacht hotel sarande

Në pjesën e dytë shtesë, Anglia menaxhoi më së miri avantazhin dhe pavarësisht vuajtjes, ia doli të kualifikohej për në çerekfinale aty ku do të përballet me Zvicrën. Sakaq, përfundon në 1/8-tat aventura e Sllovakisë në Euro 2024 që gjithsesi la shenjë sidomos pas kësaj sfide./supersport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu