Ish-kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Këlliçi mësohet se ka shkuar në SPAK në lidhje me kallëzimet që ai ka bërë më herët, për dosjen “5D”, ku janë nën akuzë disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës.
Gjykata e Posaçme vendosi në mars të këtij viti 3 masa sigurie “arrest me burg”, për Redi Mollën, ish-drejtor i ujësjellës kanalizime, Taulant Tushën, ish-drejtor i punëve publike dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i inspektoratit të mbrojtjes së territorit në bashkinë tiranë.
Sipas SPAK, qato dhe molla janë pronarë ‘de facto’ të kompanisë “5D”, e cila nga hetimet, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë./vizionplus.