Europarlamentari Fredi Beleri i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit duke kërkuar lirim me kusht.
Seanca e parë për të shqyrtuar këtë kërkesë të Belerit është realizuar në 17 korrik, por është shtyrë për shkak të mungesës së juristit të burgut të Fierit. Ky i fundit nuk është paraqitur në gjyq edhe pse ka pasur dijeni për orën dhe datën e gjyqit.
Belerit i kanë mbetur edhe rreth 2.5 muaj burg nga masa e dënimit, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë hekurave të qelisë duke shfrytëzuar lejen 5 ditore të dhënë nga Komisioni i posaçëm në Drejtorinë e Burgjeve.
Drejtoria e Burgjeve i dha 5 leje Belerit që ai të shkojë dhe të betohet si eurodeputet i Greqisë në Strasburg.
Fredi Beleri është kthyer mëngjesin e sotëm në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit pasi u betua në Parlamentin Evropian si eurodeputet.
“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli”, u shpreh Beleri për mediat pas kthimit. /Syri.net