Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar lidhur me zgjedhjet vendore të Himarës. Me një postim në Facebook, Beleri thotë se mendimet e tij do të jenë me ata që kuptojnë se shteti i Ligjit dhe Demokracia janë të panegociueshme.

Më tej në reagim Beleri, i uron suksese Petro Gjikurisë, duke thënë se është treguar i drejtë dhe se do ta udhëheqë i sigurt komunën të nesërmen. Gjithashtu Beleri u bën thirrje qytetarëve të Himarës që të shkojnë dhe të votojnë sepse sipas tij historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë.

yacht hotel sarande

Postimi i plotë:

Vendvotimet janë të hapura!

Zemra ime është sot në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre.

Nga qelia e burgut shqiptar ku po qendroj 425 dite, mendimet e mia gjithe diten do te jene me vellezerit e mi dhe te gjithe ata qe kuptojne se shteti i Ligjit dhe Demokracia jane te panegociueshme. Me të gjithë ata që kanë shprehur simpatinë e tyre dhe kanë qëndruar pranë meje përmes kësaj sprove. Me të gjithë ata që nuk u përkulën para metodave të grushtit të shtetit dhe logjikës par-demokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.

Suksese nga zemra Petro Gjikuria. Ai u tregua një tekno i denjë i Himarës tashmë. Jam i sigurt se duart e veta do ta udhëheqin sigurt Komunën tonë të nesërmen.

Suksese OMONOIA jonë.

Dhe një apel i fundit: shkoni në votime. Historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë. Votë e mirë atëherë!

Deklaratë për shtyp

Që me nisjen e proçesit zgjedhor në Bashkinë Himarë, me insistimin e komisionerëve të Partise Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara.Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi të nxjerrë aktet përkatëse ligjore që do të garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyre selektive. Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditësh.

Në total, nga 23074 zgjedhes të rregjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu