Kqz vendosi heqjen e mandatit te kryetarit te bashkise Himare Fredi Beleri. Vendimi u lexua nga kryekomisioneri Ilirian Celibashi ne nje seance ku i pranishem ishte dhe vete Beleri i sjelle nga burgu ne sallen e KQZ.
“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat’ tha Celibashi, kreu i KQZ-së.
Beleri tha se ishte vullneti politik që e lejoi të vinte në KQZ por i ndaloi betimin.
I vetëdijshëm se mandati i tij si kryetar i bashkisë së Himarës ka mbaruar Beleri propozoi që çështjen ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.
“Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që ti bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ ti bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë” tha Beleri.
Avokatja e Belerit thotë se është procedurë e pavlefshme, KQZ se ka këtë kompetencë.
Përfaqësuesi ligjir i PD-së Ivi Kaso thotë se duhej Rama ta bënte shkarkimin.
“Rama do të shmangë shkarkimin ose maxhoranca ka dashur tja bëjë dhuratë ramës për 60 vjetor heqjne e mandatit përmes jush” tha Kaso.
Ne Himare pritet tani te shpallen zgjedhjet lokale.
Kryeministria i ka dërguar letër presidentit Bajram Begaj, ku i kërkon që të caktojë menjëherë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Himarën. Kreu i shtetit sipas Kodit Zgjedhor menjëherë pas njoftimit duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.
Fredi Beleri u arrestua majin e kaluar teksa bënte pazare për votat vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore dhe u denua me 2 vjet burg. Ai i fitoi zgjedhjet nga paraburgimi si kandidat per koalicionin e bashkuar te PD-LSI, Bashke Fitojme.