Nga Nafiseh Kohnavard
Korrespondente e Lindjes së Mesme, Shërbimi Botëror i BBC, në Bejrut

Mbrëmë në Bejrut u dëgjuan shpërthime masive, njëra pas tjetrës. Kam numëruar 12 sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit.

yacht hotel sarande

Zona e goditur, të cilën të gjithë e quajnë “Dahieh”, në fakt në arabisht do të thotë “periferi”. Disi kjo jep një ndjenjë se zona që sulmohet nuk është vetë Bejruti. Por në realitet është tani.

Dahieh është vetëm 10 minuta me makinë nga shtëpia ime në Achrafieh, një zonë e krishterë që konsiderohet si Bejruti lindor.

Ne kemi dronë vëzhgues izraelitë ditë e natë mbi qytet. Ata thjesht nuk largohen. Zhurma është bërë pjese e sfondit.

Pjese të ndryshme të qytetit tani janë mbushur me tenda të përkohshme. Dje në Sheshin e famshëm të Dëshmorëve të Bejrutit takova disa familje që kishin ikur atje – jo sepse shtëpitë e tyre ishin bombarduar, por sepse sulmet ndodhën vetëm pesë minuta larg tyre. Asnjë nga ata njerëz nuk ishte nga Dahieh.

Ndërsa shkruaj këto rreshta, ende dëgjoj shpërthime. Është një raund tjetër sulmesh ajrore në “periferitë jugore” të qytetit që nuk janë më periferi.

Nuk është e lehtë ta artikulosh këtë, por si korrespondent që ka mbuluar disa konflikte, mendoj se Bejruti tani është një zonë lufte – pa marrë parasysh nëse duam ta besojmë apo jo.

Me gjithë këto sulme, dronë, avionë dhe zhvendosje, kjo është një zonë lufte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu