Parashqevi Simaku, është parë ditën e sotme në New York, ku një bashkatdhetare e saj iu afrua dhe shkëmbeu disa fjalë. Video është bërë sërish virale në rrjet.

Zonja që e takoi e këshillon këngëtaren që të mos dorëzohet, ndërsa Parashqevia i shpreh mirënjohjen për përshëndetjen dhe fjalët e ngrohta, duke shtuar se është hera e parë që ajo flet shqip me dikë pas shumë vitesh.

yacht hotel sarande

Parashqevi Simaku, këngëtarja ikonë e viteve ’80-’90, e zhdukur prej dekadash nga skena shqiptare u rikthye si një uragan në vëmendjen e opinionit publik pasi u shfaq në një kronikë televizive në Nju Jork.

Parashqevi Simaku, e lindur në shtator të vitit 1966, debutoi në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH në vitin 1983, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Me zërin dhe talentin e saj, ajo fitoi zemrat e publikut shqiptar, duke marrë disa çmime të rëndësishme. Në vitin 1985, ajo zuri vendin e parë në Festivalin e 24-të të Këngës me këngën “Në moshën e rinisë”, ndërsa në vitin 1988 triumfoi sërish me këngën “E duam lumturinë” të kompozuar nga Pirro Çako.

Gjatë karrierës së saj në Shqipëri, Simaku interpretoi një repertor të pasur me këngë të dashura për publikun shqiptar. Megjithatë, pas viteve ’90, ajo u tërhoq nga skena dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku e çoi ëndrra e saj hollivudiane sië shprehej në intervistat e kohës.

Janë të panumërt shqiptarët që janë ofruar ta ndihmojnë duke propozuar edhe hapjen e një llogari Gofundme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu